Luizi “këcënon” Kiarën me divorc nëse i vesh këto rroba

Një ditë më parë, Kiara Titos i kanë mbërritur veshje të reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ishte partneri i saj, Luiz Ejlli, i cili e njoftoi atë për veshjet që i kishin shkuar. Madje duket se ai i kishte parë vetë në fillim, pasi i thotë se kishte një xhup xhins që nuk duhej ta vishte.

Madje duke bërë shaka shton se nëse e vesh do i kërkonte divorc

“Kanë ardhur rroba. Ke një xhuboks xhins që bëre e veshe, unë kërkoj divorcin live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kaq po di me thënë, nuk më intereson hiç kush e ka sjellë. Me atë lloj veshje ajo”, dëgjohet të thotë këngëtari i njohur.

Ndërkohë kujtojmë se me rikthimin e Kiarës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, çifti nuk ka debatuar si herën e parë. Kësaj radhe, Tito i ka qëndruar më pranë Ejllit, duke mos i ndërhyrë në lojën e tij.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Qeveria merr vendim për masat anti-Covid