Luizi dhe Kiara japin intervistën e parë si çift, cila është gjëja e parë që do të bëjnë pas finales

Pasi Luizi fitoi dje edicionin e dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove, ka dhënë bashkë me Kiarën një intervistë.

I pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka. Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë.

Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.

Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi.

Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.

Lexo edhe:  Bajoku mposht boksierin serb dhe fiton medaljen e artë