Vdes një femër në Hajvali në rrethana të dyshimta

Një vdekje e dyshimtë është shënuar ditën e djeshme në Hajvali të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar Policia sot përmes raportit 24-orësh.

Viktima është e gjinisë femërorë.

‘’Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës’’, thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Shteti mbyll katër komuna paralele ilegale në Vranisht të Dragashit