Luizi bëhet me shtëpi të re në lagjen VIP

Në një postim në “Instagram”, Luizi përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një tjetër detaj i cili s’na shpëtoi pa e kapur.

Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”.

Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje.

Dhe duke qenë se është komshi me “Arka Art Hotel”, Luizi tha se s’do i ndahet dhe do vazhdojë të konsumojë ushqimet e shijshme dhe darkat romantike me partneren e tij, Kiarën.

“Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera. Faleminderit edhe njëherë”, dëgjohet të thotë Luizi./Sot.al/

Lexo edhe:  Nga sot nuk do të ketë "kufi" mes Kosovës e Shqipërisë