Parashikimi i motit për ditën e martë dhe mërkurë

Sot do të kemi rritje të temperaturave.Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite si gjithnjë këtë pranverë do të ketë gjata për zhvillime të izoluara të vranësirave të shiut të cilat vetëm në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veirore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të izoluara me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe paksa më intensive priten në juglindje të Shqipërisë dhe disa zona në pjesën qendrore të Shqipërisë si dhe në perëndim të Maqedonisë së veriut.

Nga e mërkura pasdite vonë do të ketë destabilizim të sërishëm të atmosferës dhe për këtë arsye rrebeshet do të jenë paksa më të theksuara dhe më të shpeshta, por mbesin të karakterit lokal./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gjermania do pranojë punëtorë profesional edhe nga Kosova