“Kena me t’çu lidhun si qenin”, katër persona shkojnë në shtëpinë e 23-vjeçarit në Vushtrri për t’i qëruar hesapet me të

Katër anëtarë të një familjeje në Vushtrri kanë tentuar që ta rrahin një 23-vjeçar në fshatin Sllatinë. Në shenjë hakmarrjeje, ata kishin shkuar në shtpëinë e tij, me arsyetimin se i riu kishte rrahur fëmijët e tyre më herët.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku katër persona të të njëjtës familje kanë shkuar në shtëpinë e ankuesit që t’i qërojnë hesapet me të, por që 23-vjeçari kishte arritur që të shpëtojë nga duart e tyre dhe ta njoftojë Policinë se po i rrezikohet jeta, pasi të dyshuarit e kishin kërcënuar se do e lidhnin si qenin.

E në gjithë ngjarjen u përfshi edhe nëna e të riut, e cila ka deklaruar në Polici se njëri nga të dyshuarit që erdhi t’ia rrahë djalin, ishte i armatosur. Sipas saj, ai mbante në duar një armë gjuetie dhe një kallash.

Pas deklaratës së saj, prokurori ka urdhëruar që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Katër të dyshuarit përfunduan në stacion policor për të dhënë informacione se çfarë ka ndodhur në sherrin që i kishte zënë.

Me vendim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Trajkoviq thotë se ka zbuluar marrëveshjen e Vuçiqit me amerikanët për pranimin e marrëveshjes