“Liza” del nga burgu: U paguan 100 mijë euro dorëzani

Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, i pandehur në rastin e vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë është liruar nga masa e paraburgimit.

Atij i është caktuar masa e dorëzanisë në shumë prej 100 mijë euro, para të cilat detyrohet t’i dorëzoj në arkën e Gjykatës së Prishtinës.

Kjo është konfirmuar nga avokati Ramë Dreshaj për Lajmi.net.

Po ashtu avokati ka thënë se Gjykata ka paralajmëruar të pandehurin se do ta paraburgosë dhe dorëzanin do t’ia heq, nëse ai, pas thirrjes me rregull, nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton.

“Liza” dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë që ishte kryer me 30 gusht të vitit 2007 në Prishtinë, ku i vrarë kishte mbetur Triumf Riza që shërbente si polic në Shërbimin Policor të Kosovës.

Lexo edhe:  Fushë Kosovë, arrestohet burri pasi tentoi ta largojë gruan e tij nga shtëpia