E ka shkruar vetë, Naim Gjoshi shijon në stadium emocionet e këngës “Mora fjalë”

Kompozitori i njohur Naim Gjoshi, ka qenë pasditen e së martës në shkallët e stadiumit kombëtar “Air Albania” për të parë ndeshjen miqësore të djemve të Kombëtares kuqezi, por dhe për të shijuar nën korin e tifozëve tekstin dhe tingujt e këngës që ai vetë ka kompozuar, “Mora fjalë”.

Nuk mund t’i mbajë emocionet për këngën që ka kompozuar në vitet 2000 dhe që sot është kthyer në himn të tifozëve të Kombëtares, nën zërin brilant të Shkurte Fejza.

Një vizitë rastësore e çoi në Prekazin legjendar të Adem Jasharit. Synimi nuk kishte qenë shkrimi apo kompozimi i një kënge. Përkundrazi… Dëshira për të pasur një folklor të pasur, kontribues i pashoq për artin shqiptar solli mes nesh këngën e njohur “Mora fjalë”.


Të gjithë mund t’ia kenë atribuuar meritat Shkurte Fejzës. Por, të gjithë ata që janë pjesë e muzikës e dinë se këtë këngë e ka shkruar dhe kompozuar kompozitori i njohur Naim Gjoshi.

 

Lexo edhe:  Messi dhuron “SHOW” në ndeshjen kundër Kroacisë, trefishohet avantazhi i Argjentinës