Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Të dyshuarit janë arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë. Janë arrestuar shtetasi kosovar A.K. (1978) dhe shtetasja e Shqipërisë, R.K. (1991).

“Me datën 18.10.2023, pas informacioneve të pranuara për dyshimet lidhur me kryerje të veprës penale ‘trafikim me qenie njerëzore’, Sektori Qendror i Hetimeve nga DHTQNj, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e lartcekur, ka zhvilluar hetime intensive, ku si rezultat janë identifikuar dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale A. K. viti i lindjes 1978 m/shtetas kosovar dhe R. K. viti i lindjes 1991 f/shtetase e Shqipërisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’ nga neni 165 i KPRK-së”, thuhet nga Policia.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat e përfshira në rast u janë nënshtruar procedurave për trajtim të viktimave të trafikimit.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Veteranit të UÇK-së që vdiq sot, i vdiq babai para 2 javësh