Lirohet serbi i arrestuar dje për krime lufte, ky është njoftimi i Prokurorisë Speciale

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të martën, në orët e pasdites në Merdarë kanë arrestuar një serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Por, Prokuroria Speciale njoftoi sot se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Lexo edhe:  "Jo muaj, as javë, barrikadat do të hiqen brenda ditësh", flet Kurti i vendosur