Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e punëtorit të tij në market
Avokati Besnik Berisha, ka njoftuar se është liruar Shaban Gogaj nga burgu.
Ai tha se ky vendim është marrë nga Gjykata Supreme.
“Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme. Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete verdikt final u shpreh drejtesia. Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj”, tha ai.
Agonis Tetaj u vra më 23 shtator të 2018-tës, në vendin e punës në Deçan.
Tetaj 29 vjeçar nga fshati Llukë e Deçanit ishte vrarë në vendin e tij të punës në kompaninë “Gogaj AG” po në këtë qytet.
Për vrasjen e rëndë, menjëherë ishte arrestuar, Shaban Gogaj.