Lipjan: Burri dhe gruaja braktisin fëmijën
Të mërkurën një vajzë është braktisur në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë, një femër dhe një mashkull kanë braktisur vajzën ndërsa rasti është duke u hetuar, shkruan lajmi.net
Nga policia rasti është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.
“ Më 23.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është braktisur nga të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.