Kjo është familja llapjane që dha 10.000m2 falas për ndërtimin e shtëpive nevojtare

22 familje në nevojë kanë hyrë sot në shtëpi të reja, falë fondacionit “shqiptarët për shqiptarët”, të udhëhequr nga Elvis Naçi, shkruan Llapi.info.

I pranishëm në dhënien e çelësave për këto familje ishte edhe vetë imami Naçi.

Mirëpo, ky projekt nuk do të mund të realizohej pa ndihmën e familjes Stublla nga Podujeva.

Kjo familje kishte dhuruar 10.000m2 tokë pa asnjë pagesë, vetëm e vetëm që ky projekt të realizohet për familjet llapjane.

Muaj më parë kur nisi gurthemeli i tij, gjestin e familjes Stublla e kishte lavduar edhe imami Elvis Naçi.

Shkrimi i plotë nga Elvis Naçi;

Ky është heroi!
Shaipi më emocionoi shumë, i thjesht, i dashur dhe fjalëpak. Dëgjoi për dëshirën tonë për të ndërtuar një lagje në Kosovë dhe pasi foli me vëllezerit vendosën në pak minuta ta dhuronin 10,000 mijë metra tokë. Por si është e mundur? Sepse shpesh dëgjojmë që vëllai konfliktohet me vëllanë për një copë tokë apo fqinji që vret fqinjin.
Por 10,000 m2 të dhuruara është një vepër e shqiptarit të mirë, i cili është mirë vetë dhe dëshiron që edhe të tjerët të jetojnë mirë. I pyeta përse? “Për shpirt të babës” tha, ka qenë baba i mirë, ka kryer Haxhin, besimtar i mirë që na mësoi me dhëmbshuri. Çfarë lumturie për atë baba, Haxhi Shaban Stublla i cili në Botën Tjeter mbushet me lumë shpërblimesh nga djemtë e tij. Dhuroi tokën që Fondacioni Firdeus të ndertojë një lagje për jetimin, nevojtarin, të pamundurin. Sot do të kërkoj një lutje të veçante për vëllezerit e familjes Stublla, por veçanerisht për Haxhi Shaban Stubllen që edukoi djem që ta duan vendin dhe shqiptarinë. Qofsh i Xhennetit Haxhi Shaban! 🤲 Amin.

Lexo edhe:  Arrestohet kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi – dërgohet në mbajtje për 48 orë