Dalin pamjet nga vendi ku u plagosën 2 persona, shihem edhe gëzhojat e plumbit

Pasditen e sotme, konkretisht në ora 15:19, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një lajm se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit.

Dorasi ishte duke lëvizur me një automjet që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Kutjojmë se dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës.

Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  William Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë