Lionel Messi qan si fëmijë pasi u lëndua në finalen e ‘Copa America’

Argjentina ka fituar në ‘Copa America’ pasi mposhti në finale me rezultat minimal 1-0 Kolumbinë.

Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në ‘Copa America’, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.

Ylli argjentinas Lionel Messi në minutën e 65-të la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi.

Messi nuk mundi t’i ndalë lotët pas zëvendësimit.

Lexo edhe:  Gruaja e Agim Ramadanit: Ai ka menduar se Ukshin Hoti duhej të ishte prijësi i luftës çlirimtare