Linda vazhdon me deklarata: Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat

Linda Halimi u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë për deklaratat e saj drejt Azemit dhe Bleros.
Ajo tha se Azemi është dashuruar në të ndërsa Blero ka tentuar të futet në dhomën e saj të hotelit 12 vite më parë.

Gjatë bisedës me disa nga banorët ajo ka treguar edhe emra të tjerë të estradës shqiptare që sipas saj e kanë ngacmuar, shkruan lajmi.net.

“Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat për një bashkëpunim, por meqë më ka shkruar në Snapchat është ngacmim”, ka thënë Linda.

Kjo deklaratë e Linda Halimit ka nxitur shumë reagime nga banorët e sidomos nga Buci i cili e kundërshtoi atë.

Ledri Vula së fundmi ka qenë shumë i përfolur në media për një ndarje të mundshme me të dashurën e tij Sarën. /Lajmi.net/

Lexo edhe:  “Ç’punë ke ti me Luizin”, publikohet telefonata e Oltës me Dorin brenda BBV