Fero i rikthehet muzikës?! Reperi publikon 5 këngë të reja (Video)

Muaj më parë reperi gjilanas Fero njoftoi se ka lënë muzikën përfundimisht dhe se tani në fokus ka jetën në Islam, shkruan Gazeta Enigma.

Mirëpo, me aktin e fundit Fero po vë gjithçka në pikëpyetje.

Reperi ka publikuar pesë këngë të reja në bashkëpunim me reperin The Mike, në llogarinë e tij zyrtare në YouTube, duke i vene fansat ne mëdyshje se a i është kthyer prapë muzikës.

Kujtojmë se reperi kohëve të fundit ka pasur probleme familjare, pasi u denoncua ne polici nga gruaja e tij, modelja Arbenita Ismajli për dhunë në familje.

Lexo edhe:  Sërish bashkë, modelja ruse bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit