Lind fëmija i parë në shënimin e Krishtlindjeve në Shqipëri, është djalë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka lindur fëmija i parë në shënimin e Krishtlindjeve në Shqipëri.
Rama ka njoftuar se foshnja e parë është djalë, shkruan lajmi.net.
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël. Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka shkruar Rama në Facebook.