“E ke gjetë tjetrin”: Pejani e rrah gruan pasi deshi të shkojë te fëmijët e tyre jashtë vendit, e akuzon për tradhti

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Pejë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes tyre, kur gruaja shprehu dëshirën që të shkojë te fëmijët e saj jashtë vendit, por u përball me akuzat e burrit për tradhti.

Aty sherri plasi dhe eskaloi në dhunë fizike, ku për pasojë viktima pësoi lëndime trupore.

Rasti u denoncua në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim