Parashikimi i motit, kur pritet të kthehen reshjet e shiut

Sot pritet të jetë më ngrohtë se sa dje, teksa reshjet e shiut do të rikthehen javën e ardhshme.

Prishtina Weather raporton se moti do të jetë stabil derisa temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Mot stabil në fundjavë me më shumë diell. Javën e ardhshme sërish rikthehen reshjet e shiut.

23.09.2022 – Mot stabil parashihet të mbajë ditëve të fundjavës, me më shumë diell ditën e shtunë dhe rritje të temperaturave.

Ndërkaq ditët e fundit të muajit shtator rikthejnë të reshurat e shiut ditën e hënë, e sidomos ditën e martë, megjithëse temperaturat mbesin më afër vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa në disa stacione mund të ketë rritje të çastit të koncentrimeve të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.

24.09 – Kryesisht me diell, pas mëngjesit të ftohtë. Pasdite më vonë vransira kalimtare, pa mundësi për reshje.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell, më ngrohtë.

26.09 – Kryesisht me vransira. Pasdite me reshje shiu.

27.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

28.09 – Vransira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë në fundjavë, e më pas me tendencë të rënies së thellë nën vlera mesatare.

Lexo edhe:  Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë