Limaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë: Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, shkroi se ishte emocion i veçantë t’i vizitonte krerët shtetërorë në prag të këtij përvjetori të pavarësisë së vendit.

“Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit. Miqtë dhe bashkëluftëtarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalën”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai tha se kjo është sprova e radhës e tyre, dhe “siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor”.

 

 

 

Lexo edhe:  E kërcënoi me thikë një 42-vjeçar në Prishtinë, ky është i riu që u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor