Liburn Aliu në përqafim të Ali Ahmetit, diskutojnë bashkëpunimin

Kreu BDI Ali Ahmeti njoftoi se kia pritur Liburn Aliun në një takim mjaft miqësor. Në këtë periudhë kur Aliu s’shihet fort aktiv në LVV dhe publik e në periudhën para zgjedhjeve lokale e përplasjeve brenda koalicionit VVLEN, mund edhe të intepretohet si mesazh

Minisitri në ikje i infrastrukturës ishte në vizitë në Maqedoni, njoftoi kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, i cili njoftoi në rrjete sociale që i përcolli me fotografi ku të dy shiheshin mjaft miqësor.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal.

Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë.”

Ministri në ikje Aliu nuk ka qenë aktiv e as nuk ishte në listën e deputetëve të LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai po ashtu ishte raportuar se është hetuar edhe për aferën e ambalazhuesve në ministrinë që e drejton.

Lexo edhe:  Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Fushë Kosovë, vjedhin “hiltin”, gypa e mjete tjera – kapen nga Policia në afat rekord