Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Policia thotë se s’ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, por fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri, i cili tha se rasti po hetohet.

“Ka ndodhur një shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglarë. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes me njësitë adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Gjobitet me 150 euro 21 vjeçari në Kaçanik për ngasje të vrullshme