Lëndohet një person në vendin e punës në Skenderaj, dërgohet me urgiencë në spital

Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë të ditur se dje pasdite një person është dërguar atje për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar, punëtori është udhëzuar që të transferohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku ka marrë trajtimin mjekësor. Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Po ashtu Inspektorati i Punës kanë ndërprerë punimet e investitorit dhe punëkryesit e kompanisë ku po punonte viktima.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Dyshohet se një person ka kryer vetvrasje në Gurrakoc të Istogut