Lëndohet nga një mjet shpërthyes një person në Gjakovë

Një burrë ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj Bokës së Gjakovës, i cili dyshohet se ra në kontakt me një mjet shpërthyes.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, viktima është duke u trajtuar.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Lexo edhe:  Inspektorati nis hetime për raportimin e policisë se 18 vjeçari u ther me thikë, në pamje u panë goditje brutale me shufër