Lëndohen 3 persona në aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexo edhe:  Shqipja – Bucit: Ti je rrugaç me 100 fytyra, turp për gruan tënde që të ka ty