Reshjet e borës, shtyhen dy ndeshjet e sotme të Superligës në futboll

Dy ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar sot në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll janë shtyrë si pasojë e motit jo të mirë.

Bëhet fjalë për duelet mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, si dhe Feronikelit dhe Lirisë.

Stadiumet në Lipjan e Drenas nuk i kanë plotësuar kushtet për zhvillimin e ndeshjeve, pas reshjeve të mëdha të borës.

Kësisoj, të dyja ndeshjet janë shtyrë për një afat të pacaktuar.

Lexo edhe:  Pasnesër varroset e reja mitrovicase Kaltrina Isufi e cila vdiq në mërgatë