Lëndime në sy, probleme me frymëmarrje – kjo është gjendja shëndetësore e minatorëve që u lënduan nga acidi

Të paktën shtatë minatorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e derdhjes së acidit në Minierën e Trepçës. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zëdhënësja e Spitalit, Nita Mustafa, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të shtatë të lënduarve, teksa e njëjta ka bërë të ditur se ndërkohë edhe disa minatorë tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Shtatë minatorë janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë pësu lëndime si pasojë e derdhjes së acidit. Pesë nga ta janë ende në trajtim në Emergjencë, ndërsa dy janë pranu në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ata që janë pranu në Repartin e Oftamologjisë, kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë, rreth problemeve me sy, tjerët  kanë dhimbje gjoksi, problem me frymëmarrje, djegie të fytit për shkak të atij acidit që është derdhë në Minierë”, tha Mustafa për Sinjalin.

Të lënduarit nuk pritet të transferohen në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, pasi të njëjtit po marrin trajtimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Të gjitha profilet tjera si kirurgu dhe gjithë të tjerët kanë ardhë dhe kanë pasë konsulta oftamologjike dhe të gjitha në Emergjencë”, tha Mustafa

Lexo edhe:  Mitrovicasi i njohur pasi gjen telefonin ia kthen qytetares serbe në Veri të Mitrovicës