Si u mbajtën peng në një garazh të banesës katër pushuesit kosovarë në Durrës?

Kishin ardhur me pushime në Durrës por katër shqiptarë nga Kosova janë mbajtur peng për gati 1 orë në garazh nga pronari i apartamentit të cilët ata kishin rezervuar online. 

Policia e Durrësit informoi se në pranga ka rënë pronari i identifikuar si Dritan Kuçaj. 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç të dy banues në Durrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi sot policia e Durrësit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës por policia nuk jep informacion kohën se kur ka ndodhur.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë ardhur në Durrës dhe kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online, kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili. Këta të fundit i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh. Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Shtetasit nga Kosova kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan.

Lexo edhe:  Nënkryetarja serbe e Leposaviqit i mbush hundtë me kokainë bashkë ‘me staf’ në objekt të komunës

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës, refuzuan të paguanin për rezervimin online se ishin të pakënaqur me apartamentin! Detaje si durrsaku i mbylli në garazh 4 shqiptarët nga Kosova.

Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh. Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan.

Durrës, identifikohen dy durrsakët që morën peng 4 shtetasit nga Kosova me pretendimin se nuk paguan akomodimin

Report TV idenitifkoi dy durrsakët e arrestuar pasi akuzohen se morën peng për gati 1 orë 4 shtetas të Kosovës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e akomodimit të banesës që e kishin marrë për pushime.

Të arrestuar janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj. 48 vjeç.

Lexo edhe:  Plagoset një person në Fushë-Kosovë