LAJMI I FUNDIT: Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Ka ndërruar jetë një grua në Mitrovicën e Jugut, pasi u lëndua nga arma e zjarrit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës“, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Qeveria e Kosovës do t’i ndërtojë 10 shtëpi në Veri, planifikohen edhe 11 tjera dhe të renovohen 4