Flet për herë të parë nëna e Edona James, tregon historinë familjare dhe raportet me babain e vajzës

Edona James ka arritur të marr vëmendjen e publikut kosovar me paraqitjen e saj në spektaklin më të famshëm në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Një njeri i cili e kishte përkrahur vazhdimisht Edonën pavarësisht vendimeve të saja drastike për jetën e vet, ka qenë dhe është nëna e saj e cila së fundmi u deklarua për media.

Ajo foli për vendimin e Edonës për t’iu bashkuar BBVK dhe mbështetjen që e mori ajo nga familja për hyrjen në këtë spektakël.

“Është shumë e vërtetë, Edona më mori në telefon dhe më tregoi që ka marrë një ftesë për Big Brother VIP Kosova, dhe tha nuk e di a të shkoj, a të mos shkoj. Unë i thashë, Edonë po, shko, ti ke qenë edhe në emisione të Gjermanisë dhe e di që ia del. Le ta shohin njerëzit si ka qenë puna jote, dhe si është deri sot”, filloi rrëfimin nëna e Edonës.

Nëna e saj tregon që vëllai i Edonës kishte menduar që nuk është ide e mirë sepse mendonte që populli shqiptar do ta paragjykonin, dhe kjo nuk do të ishte mirë për Edonën. Më tutje ajo tregon që kishte insistuar që ajo të hynte në këtë format, duke pasur besim të plotë që ajo ia del.

Sa i përket pjesës së babait të Edonës, ajo rrëfen që pas ndarjes nuk kanë pasur keqkuptime.

“Ne jemi kuptuar shumë mirë dhe kemi pasur raporte të mira”, tregon nëna e Edonës

Lexo edhe:  I moshuari nga Drenica rrëfen: Jetojshim me bukë të kollomojt, kurrë sëmundje s’kemi pasë