LAJMI I FUNDIT: Tërmet tjetër dridh Turqinë

Një tërmet i ri ka goditur sot Turqinë qendrore.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas uebsajtit që merret me regjistrimin e tërmeteve EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra nga Kaharamanmarashi, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti i parë shkatërrues në jug të Turqisë.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka kaluar 41 mijë. Ekipet e shpëtimit nga Turqia dhe nga pjesë të tjera të botës janë ende duke u përpjekur për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Lexo edhe:  Mbi 1 milionë euro para kesh në bankë, 2 banesa, 1 shtëpi, 2 parcela: Pasuria e Ramajt të VV-së që bën thirrje për bojkot të Devollit