LAJMI I FUNDIT: Shpallet fajtor nga Haga ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali
Gjykata e dhomave të specializuara të Hagës ka shpallur fajtor duke e denuar me 26 vjet, Salih Mustafën- Cali.
Trupi gjykues pas dëgjimit të dëshmive ka ardhur në përfundim se Cali është fajtor, si udhëheqës i grupit të tij BIA gjatë luftës, shkruan Jepi zë.
Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se ky nuk është gjykim ndaj shtetit dhe UÇK-së por ndaj individëve.
Poashtu ajo ka përmendur se kjo gjykatë është themeluar pikërisht nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Jepi zë.
Nga mbrotja e Salih Mustafës tani pritet ankesa ndaj këtij vendim.