Lajmi i fundit: Arrestohet Ridvan Muharremi – Ridi për aferen e vajit

Me duar të lidhura nga Policia e Kosovës është shfaqur, Ridvan Muharremi -Ridi, miku i ngushtë i kryeministrit Kurti.

Policia e Kosovës pasi ka bastisur edhe banesën që është në pronësi të Ridvan Muharremit, i njohur si Ridi, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, ka arrestuar këtë të fundit.

Bastisja e policisë ka filluar në orën 6, ndërsa po vazhdon ende, ndonëse ka kaluar më shumë se 4 orë.

Ndryshe, kjo bastisje vjen pas publikimit të përgjimeve rreth aferës së vajit, ku dyshohet për keqpërdorimin e 300 mijë eurove.

Lexo edhe:  E pranon Kurti: Drafti i Asociacionit është shkruar në frymën e Kushtetutës, na thanë emisarët