​Lajmi i fundit: Albin Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Ka filluar të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

Në Qeveri deri më tani ka arritur, kryeministri, Albin Kurti, zëvendësministri, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Petrit Ajeti, drejtori i AKI-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan Tëvë1

Ndryshe, kjo mbledhje, e cila tashmë veçse pritet të fillojë, vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale./teve1.info

Lexo edhe:  Vrasja e rëndë në Lipjan - Kush janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia