Lajmi hidhur: Vdes polici nga Mitrovica, Shefki Nuradini

Familja mitrovicase Nuradini ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Shefki Nuradini nga Mitrovica ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte zyrtar policor i cili shërbeu shumë vite në uniformën e Policisë së Kosovës.

Ai ishte njëri nga policët më të vlerësuar dhe që gëzonte respekt tek qytetarët dhe kolegët.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 17.06.2024 me kohën e drekës në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol.

Lexo edhe:  Një nga personat e përfshirë në vrasjen në Prishtinë, e kishte rrahur Feron në vitin 2018