Lajmi fundit: Hedhet shok-bombë tek një familje afër banesave tek “Tre Rrokaqiejt” në veri

Një shpërthim ka ndodhur vetëm para pak qasteve në veri të Mitrovicës.

Një qytetar që ka shkuar tek lagjja “Tre Rrokaqiejtë” ka treguar për “Jepi zë” se në një familje është dëgjuar shpërthimi në rrugën “7 Shtatori”.

Dyshimet e para janë se mjeti që shpërtheu ishte shok-bombë, shkruan Jepi zë

Gazeta “Jepi zë” ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe zyrtarët policorë që kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rasti.

Ndryshe kemi hyrë javën e katërt të protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të pastrimit gjatë punës në Mitrovicë