Terroriisti Milan Radoiçiq shfaqet në Kopaonik duke festuar ditëlindjen

Kryeterroristi serb, i cili udhëhoqi grupin e armatosur në Banjska ku u sulmua Policia e Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radoiçiqi është parë duke festuar ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.

Lideri i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë”, në Serbi Nemanja Sharoviq ka publikuar në rrjetin social “X” një video që sipas tij paraqet festën e kremtimit të ditëlindjes së 46-të Milan Radoiçiqit në Kopaonik.

E siç shihet në videon e transmetuar nga “Danas“, disa burra kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” përpara se të fillonin fishekzjarrët.

Para pankartës shihet një burrë, i cili ishte filmuar nga pas dhe që ngjan në Milan Radoiçiqin.

E autoritetet e Kosovës janë në kërkim të Radoiçiqit për shkak të kryerjes së sulmit të armatosur në Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Sipas të dhënave jozyrtare, Radoiçiq më pas u plagos dhe arriti të arratisej në Serbinë qendrore, ku mori përgjegjësinë për incidentin që ndodhi.

Autoritetet serbe e akuzojnë atë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, për çka u ndalua në Beograd dhe u lirua pas një seance në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u mbrojtur.

Biznesmeni kontrovers nga Republika e Kosovës është nën listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i dhe nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Gjakovë: 35-vjeçari e sulmon fizikisht kunatën, tenton ta dëbojë nga shtëpia