Lajm i rëndë për mjekësinë kosovare: Vdes ortopedi i njohur nga Mitrovica

Ka ndërruar jetë doktori i njohur nga Mitrovica, Afrim Gucati.

Ditë më parë “Jepi zë” raporti se një doktor kishte pësuar sulm kardiak, por pa e treguar emrin, ndërsa bëhej fjalë për Dr. Gucatin.

I ndjeri ka qenë një profesionist në ortopedi, por mbi të gjitha i dashur dhe i afërt me pacientët.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Familjar, miq dhe shoqni, ju njoftojme qe Dr Afrim Gucati ka nderruar jete sot, varrimi ne ora 17:00 ne Morine, funerali niset ka xhamia e shipolit me ikindi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Familja e Hysni Gucatit në ankth, nuk dihet nëse ka vendim për lirimin e tij