Aksident në Leposaviq, vdesin dy persona – një tjetër në gjendje të rëndë

Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhur mbrëmë në Leposaviq.

Të dy shoferët  u përplasën me vetura, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person.

Rastin e kanë konfirmuar për mediumin lokal Kossev nga Policia e Kosovës.

“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve,  një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot,  i cili po lëvizte në korsinë e tij ka thënë  Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së Veri.

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.

Lexo edhe:  I riu që iku nga Mitrovica e Veriut: U tmerruam nga shpërthimet, jemi lodh që 23 vjet