Aksident i rëndë në Podujevë, humb jetën një vajzë

Një vajzë ka humbur jetën ditën e enjte në Podujevë si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditja e veturës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar personin i cili ishte duke drejtuar automjetin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për gazetarin e njohur drenicas, Arsim Lani, i vdes prindi