Lajm i madh: SHBA do ta furnizojë me sistemin e raketave ‘Javelin” ushtrinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar për vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

Me këtë rast, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për ta furnizuar Kosovën me raketa anti-tank FGM-148 “Javalein”.

Siç ka thënë ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë këtë kërkesë në Kongresin Amerikan, me çka fillon procedura zyrtare për furnizimin e Kosovës me këtë armatim.

Vuçiqi ka thënë se ky informacion është “një zhgënjim i madh për Serbinë”, por se vendi i tij së bashku me SHBA “do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira”.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, ka përsëritur Vuçiq fazat boshe.

Ai ka thënë se Serbia “është e interesuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me SHBA në të gjitha nivelet dhe se pret rritje të investimeve amerikane në Serbi”.

“Marrëdhëniet e mira ndërmjet Serbisë dhe SHBA ndikuan edhe në krijimin e një fushe të përshtatshme për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, ka pretenduar Vuçiqi në njoftimin e tij për media.

Ata kanë diskutuar edhe për situatën në rajon si dhe vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, mirëpo për këtë, Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë informatë.

Lexo edhe:  Labi: Policët e meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu edhe sa ju që jeni në Kuvend