Lajm i hidhur: Vdes solisti, atdhetari, folklorosti shumë i dashur i qytetit të Mitrovicës

Familja Fejza nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre, Agim Fejza.
Agim Fejza ishte një atdhetar, një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë ndërsa pëmes këngëve ai mbajti gjallë atdhedashurinë duke u këdnuar dëshmorëve të lirisë, shkruan Jepi zë.
Ai mbahet mend për këngët që i kushtonte Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Ismail Qemalit, Isë Boletinit, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, trimave të kombit shqiptar e minatorëve të Trepçës dhe trimave të Shalës së Bajgorës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale./ Jepi zë
Lexo edhe:  Sherr në Rahovec: I mituri e bën për spital një 20-vjeçar, Policia e arreston