U futën me veturë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia arreston tre të dyshuarit

Tre persona janë arrestuar dje rreth orës 20:20 në Sharpel të Leposaviqit në veri të Kosovës

Njësitë policore gjatë patrullimit hasën në një veturë të cilën e kanë ndaluar dhe i kanë legjitimuar tre personat që ndodheshin brenda saj.

Veturën e drejtonte një burrë i dyshuar, gjersa në veturë ishin edhe dy të dyshuar meshkuj tjerë dhe gjatë legjitimimit është kuptuar se të dyshuarit me veturë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  Flet Naser Pajazitaj, një ditë pasi u lirua nga burgu i përjetshëm