Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së nga Kotorri i Skenderajt

Një aksident tragjik i ndodhur dje në fshatin Kotorr të Skenderajt i ka marrë jetën 55-vjeçarit Driton Hajrizi.

Dritoni ishte një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm në vendlindje por edhe më gjerë. Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi të shërbente me nder në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë gjithë jetës së tij, Driton Hajrizi u dallua për vlerat e larta njerëzore, përkushtimin ndaj vendit dhe dashurinë për atdheun. Ai la gjurmë të pashlyeshme në komunitet dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin

Lexo edhe:  Tjetër aksident tragjik në Shqipëri: Automjeti përplaset me kamionin, një i vdekur dhe një i plagosur