Lajm i hidhur: Vdes ish-minatori shumëvjeçar i Trepçës
Familja Ibishi e Mitrovicës ka marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre
Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë, Xhafer Ibishi, nga Bajgora e Mitrovicës, shkruan Jepi zë
I ndjeri ka qenë minator i Trepçës për shumë vite, duke kontribuar në zhvillimin e minierës dhe mbajtur familjen e tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur biri i tij, Fisan Ibishi, i cili njoftoi se varrimi do të mbahet sot në varrezat e Shipolit me kohen e Ikindis./ Jepi zë