Lajm i hidhur: Ky është vrari mbrëmë, ishte ushtar i UÇK-së

Mbrëmë është gjetur pa shenja jete në një automjet 48-vjeçari  Nusret Cena, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Siç njofton Policia, bëhet fjalë për vrasje. “Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  34-vjeçari shpëtohet pas 12 ditësh nën rrënoja, takon vajzën e tij të lindur në natën e tërmetit