Lajçak: S’ka arsye për t’u frikësuar, Kurtit ia kam dorëzuar 15 modele evropiane për Asociacionin

Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kryeministrit Albin Kurti ia ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacionin në të cilat mund të gjejë inspirim.

Ai tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës.

“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë, për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe modelet evropiane. Nuk ka arsye aspak për t’u frikësuar, sepse siç e thashë unë ia kam dhënë kryeministrit Kurti 15 modele evropiane te të cilat mund të gjejë inspirimin”, tha Lajçak në ATV.

Sipas tij, asnjë prej këtyre modeleve nuk ka çuar në mosfunksionim te shteteve që kanë implementuar këto modele dhe asnjëra prej tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me Republikën Sprska.

Lexo edhe:  Vozitje “e çmendur” nga prizrenasi, lëviz 101 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h