Nuk e ftoi në ditëlindje, Labi konfirmon prishjen e miqësisë me Dafina Zeqirin: Mosmirënjohëse!

Dy personazhe të njohur, që jemi mësuar t’i shohim bashkë, moderatori i njohur Labinot Gashi (Labi) dhe këngëtarja Dafina Zeqiri nuk janë më miq.

Kjo u vu re edhe nga mungesa e Labit në festën gjigante të ditëlindjes së Dafinës.

Pikërisht atë ditë, Labi bëri një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ishte një thumb indirekt për Dafinën.

I pyetur në një intervistë të fundit për Prive, moderatori tregoi se postimi nuk ishte rastësi dhe nuk është se i dedikohej vetëm Dafinës, por shumë personave. “Nuk ke rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për krejt njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pash shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha veç unë, por patë”, tha Labi.

Më tej, prezantuesi u shpreh se nuk duhet harruar asnjëherë ndihmën e dhënë në fillimet e karrierës.

“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur”, theksoi Labi.

Nga ana tjetër, Dafina nuk ka folur kurrë për këtë raport apo për krisjen e miqësisë.

Lexo edhe:  Pyetja e Afronës që ‘shpërtheu’ lotët në intervistën me Bleron