Ky qytet ka vendosur t’ua ndalojë fëmijëve të përdorin telefonin deri në shkollën e mesme

Prindërit në një qytet irlandez kanë marrë një vendim të përbashkët, për të mos lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonat e mençur deri në shkollën e mesme.

Bëhet fjalë për qytetin Greystone, ku shoqatat e prindërve në tetë shkolla fillore kanë vendosur për këtë rregull, që e kanë cilësuar si të duhur, raporton The Guardian.

“Nëse asnjë nga kolegët tuaj nuk përdor telefona, ata nuk do të ndihen të lënë jashtë. Është shumë më e lehtë të thuash jo. Sa më gjatë të ruajmë pafajësinë e tyre, aq më mirë”, tha Laura Bourne, një nga nënat.

Ky vendim erdhi mes shqetësimeve se telefonat e mençur po ushqejnë ankthin dhe po i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj përmbajtjes për të rritur.

Nisma përfshin ndalimin e telefonave për fëmijët – në shtëpi, në shkollë, kudo – derisa të hyjnë në shkollën e mesme.

Duke aplikuar për të gjithë fëmijët e zonës, prindërit shpresojnë se do të frenojë presionin e bashkëmoshatarëve dhe do të zbusë çdo pakënaqësi.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora